Vendosni fjalën kyçe....

Shpërthejnë revoltat në burgjet italiane, 6 të vdekur


Përveç viktimave nga koronavirusi Italia është përballur duke nisur nga dita e djeshme me revoltë në burgje.

Rrëmuja ka nisur ditën e djeshme në Modena ku deri tani janë konfirmuar 6 viktima ndërsa sipas autoriteteve numri mund të rritet në orët në vijim. Probleme ka pasur edhe në burgjet e Milanos, Foxhias e Pavias.

Të dënuarit në Modena u ka vënë flakën qelive për të provuar një arratisje masive por nuk kanë mundur pas ndërhyrjes së autoriteteve.

Arsyet e nisjes së revoltës kanë qenë siguria nga koronavirusi dhe ndalimi i vizitave nga ana e familjarëve. Pas disa orësh përplasjeje, policia ka mundur të vërë nën kontroll revoltën në burgun e Modenas.

Ndërkohë siç raporton Corriere della Sera disa të dënuar janë futur në infermierinë e burgut ku kanë marrë doza të mëdha metadoni e cila është përdorur nga një pjesë e të burgosurve.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *