Vendosni fjalën kyçe....

Takimi me Vuçiçin në Uashington, Thaçi takon nesër liderët politikë të Kosovës


Me qëllim të informimit, konsultimit dhe koordinimit për çështje të interesit shtetëror, presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka paralajmëruar për nesër takime me kryetarët e partive politike nga pozita dhe opozita.

Takimi me Albin Kurtin, kryeministër i Republikës së Kosovës dhe kryetar i LVV-së do të mbahet në ora 13:00. Ndërsa takimi me Isa Mustafën, ish-kryeministër dhe kryetar i LDK-së mbahet në ora 10:30.

Thaçi do të takohet edhe me Kadri Veseli, ish-kryetar i Kuvendit të Kosovës dhe kryetar i PDK-së në ora 11:30, Ramush Haradinaj, ish-kryeministër dhe kryetar i AAK-së në ora 12:30.

Takimet e kreut të shtetit në Presidencë do të vazhdojnë me Fatmir Limajn, ish-zëvendëskryeministër dhe kryetar i NISMA-s në ora 13:45 dhe Behgjet Pacollin, ish-zëvendëskryeministër dhe kryetar i AKR-së në ora 14:15.

Presidenti Thaçi këto takime i mban pas vizitës së fundit në SHBA ku është takuar me homologun e tij nga Serbia Aleksandar Vuçiç.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *