Vendosni fjalën kyçe....

“Si rashë në gjurmët e makinës së ministrit që përdorej nga trafikantët”-Televizioni italian RAI3 interviston Dritan Zaganin


Televizioni italian RAI3 i cili para disa ditësh publikoi një kronikë ku denonconte se në Shqipëri ishte rritur sërish sipërfaqja e kultivimit të kanabisit, ka publikuar sërish një kronikë kritike.

Në kronikën e publikuar mbrëmjen e djeshme, RAI3 ka zgjedhur të intervistojë ish-oficerin e policisë në Vlorë, Dritan Zagani i cili flet si ra në gjurmët e makinës së ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri e cila përodrej nga trafikantët e narkotikës në Vlorë.

“Ky është dokumenti që mban datën 21 mars 2017. Është një përgjigje zyrtare nga autoritetet zvicerane të njohjes së azilit politik për mua dhe familjen time,” thotë që në hyrje të reportazhit të RAI 3, Dritan Zagani.

Më tej kronika e televizionit italian vazhdon me komentin se Dritan Zagani ishte një zyrtar i policisë shqiptare që merrej veçanërisht me luftën kundër drogës, por që nga sot është një refugjat, i cili ka kërkuar azil politik në Zvicër sepse pranon që ka zbuluar korrupsionin midis politikës dhe narkotrafikantëve në Shqipëri.

Duke bërë një hetim për një narkotrafikant në Vlorë, arrita të bija në gjurmë të një makine, një Audi të zi. Kontrollova targën dhe rastësisht pashë që pronar i kësaj makine ishte ministri im atëhershëm”-tha Zagani.

Tahiri u dënua vitin e kaluar për shpërdorim detyre, e njëjta vepër penale për të cilën është akuzuar edhe Zagani. Mbi Zaganin bie akuza se i ka shitur informacione një oficeri italian, por që asnjëherë nuk është hapur një hetim.

“Unë nuk mund ta hetoj bandën, por banda më futi mua në burg”, u shpreh Zagani.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *