Vendosni fjalën kyçe....

Dhjetra nxënës në spital, flet shoqja e tyre: Helmimi ka qenë i qëllimshëm


Për herë të dytë brenda një kohe mjaft të shkurtër, një numër nxënësish janë helmuar në gjimnazin “Janaq Kilica” në Fier. Por ndryshe nga a u tha radhën e parë, një nxënëse tha në një prononcim për Fax News se nuk ndodheshin në laboratorin e kimisë, ndërsa përjashton edhe helmimin nga kaldajat pasi në shkollë nuk ka fare të tilla. Nxënësja ngriti dyshime se rasti ka qenë i qëllimshëm.

“Nuk është asnjë lloj eksperimenti që është bërë, nuk ka fare kaldaja. Kjo është hera e dytë që po ndodh kjo, dhe ne mendojmë se është e qëllimshme. Në orën e pushimit, u hap nujë aromë që të bllokonte frymëmarrjen dhe nuk mbusheshim dot me frymë.

Ka vajza nga e gjithë shkolla që u ka rënë të fikët, kjo është hera e dytë që ka ndodhur është e papranueshme. Aroma është përhapur në shkollë, është një tip gazi, që nuk dimë ta shpjegojmë. Nuk e di nëse është bërë nga njerëz të brendshëm të shkollës, apo nga jashtë. Nuk ka lidhje me eksperimentet dhe me kaldajat siç është thënë më parë”, u shpreh nxënësja.

Prindërit kërkojnë informacion për fëmijët e tyre nëse janë pjesë e atyre që janë prekur, ndërsa dera e shkollës është e mbyllur.

Pranë shkollës janë mbledhur shumë njerëz ndërsa ambulancat vijnë e shkojnë njëra pas tjetrës duke transportuar nxënësit në spitalin rajonal.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *