Vendosni fjalën kyçe....

“Betejë pa kthim në mbrojtje të Kushtetutës, lirisë e demokracisë” – Meta publikon videon


Presidenti Meta ka shpërndarë fjalën e regjisorit Edmond Budina në tubimin e thirrur prej tij më 2 mars.

Kreu i shtetit shkruan se Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit ka qenë shembull i rezistencës civile e qytetare kundër grushtit të shtetit duke e frymëzuar edhe atë vetë në betejën pa kthim të mbrojtjes së Kushtetutës.

Meta shkruan në statusin e tij në Facebook se pranvera kuqezi e udhëheqin e i janë bashkuar intelektualë të shquar.

‘Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit ka shkëlqyer si shembull i rezistencës titanike civile dhe qytetare kundër grushtit të shtetit, dhe frymëzim për mua, në betejën pa kthim të mbrojtjes së Kushtetutës, lirisë dhe demokracisë. Edmond Budina, artist dhe regjisor i shquar, skenarist dhe Profesor i artit skenik, duke lënë të gjithë angazhimet e tij jashtë vendit, erdhi në Shqipëri, për t’ju bashkuar ashtu si 30 vite më parë Zërit të Popullit, Zërit të Zotit: Liri Demokraci! E duam Shqipërinë si gjithë Europa! Jemi të nderuar, që PRANVERËN KUQEZI e udhëheqin dhe i janë bashkuar, intelektualët e shquar të kombit, si Edmond Budina, dhjetorist i demokracisë, që udhëhoqi studentët edhe për rrëzimin e diktaturës.’ – shkruan Meta në Facebook.

 

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *