Vendosni fjalën kyçe....

“S‘ngre kokë” Partizani e ngec Kukësi, Tirana nis arratinë


Ndeshjet e pasdites së sotme në Superligë kanë prodhuar disa rezultate interesante. Tirana ka arritur një fitore të lehtë në Vlorë ndaj Flamurtarit në një ndeshje ndaj një kundërshtari të dorëzuar e të rënë një kategori më poshtë.

Kryeqytetasit kanë shënuar dy gola dhe pas ngecjes së rivalëve janë shkëputur edhe më shumë në krye duke e çuar në 6 pikë largësinë nga Kukësi.

Ku i fundit pohoi sot se nuk po kalon një çast të mirë duke ngecur ndaj Vllaznisë në një barazim 0-0. Partizani nga ana tjetër ka dalë praktikisht nga gara për titullin kampion dhe synimi i vetëm është vendi i tretë.

Ekipi i Sormanit u mund në Tiranë nga Teuta e Durrësit me rezultatin 1-0 duke shkëmbyer vendet me të në renditje.

Kryeqytetasit kanë zbritur në vendin e pestë me pikë të barabarta me Skënderbeun kurse Teuta qëndron një vend më lart me një pikë më shumë. Bylisi arriti të fitojë ndaj Luftëtarit duke hedhur pas krahëve rezultatet jo shumë të mira të javëve të fundit dhe tashmë shpreson te vendi i tretë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *