Vendosni fjalën kyçe....

Berisha: Ahmetaj mungon, pyetjet t’i bëhen Edi Ramës


Kreu i Rithemelimit të PD-së Sali Berisha tha në seancë se Ahmetaj duhet të ishte i pranishëm në sallë për t’iu përgjigjur pyetjeve të deputetëve.

Gjatë fjalës së tij ai tha se në mungesë të Ahmetajt pyetjet duhet t’i bëhen kryeministrit Rama.

“Duhej të ishte në sallë për t’iu përgjigjur pyetjeve në respekt të drejtësisë, qytetarëve propozoj që të gjitha pyetjeve t’iu përgjigjet bosi i tij Edi Rama. Thirreni këtu t’i bëjmë pyetje.” – tha Berisha.