Vendosni fjalën kyçe....

Ministria e Shëndetësisë rihap konkursin për punësimin e infermierëve, aplikoni deri më 15 gusht


Ministria e Shëndetësisë ka ri-shpallur thirrjen për konkurrim për infermierë në institucionet shëndetësore.

Përmes një njoftimi, ministria fton të gjithë infermierët e licencuar që të aplikojnë në platformën online “Infermierë për Shqipërinë”, për të fituar me meritë vendin e punës në sistemin shëndetësor publik.

“Kjo shpallje bëhet vetëm për profesionin infermier, në vijim të shpalljes së muajit janar 2020 me qellim përfshirjen në listat e pritjes të të gjithë infermierëve që dëshirojnë të punësohen në strukturat shëndetësore publike.

Kandidatët të cilët kanë aplikuar dhe janë kualifikuar për fazën e dytë të konkurrimit që në muajin shkurt 2020, nuk duhet të riaplikojnë Aplikimi do të kryhet në platformën on-line “Infermier për Shqipërinë” si dhe një kopje e dokumenteve, kandidatët do ta dërgojnë me postë ose dorazi në Drejtoritë Rajonale të OSHKSH ku kandidati zgjedh të aplikojë. Kandidatët mund të aplikojnë vetëm në një drejtori rajonale, brenda së cilës mund të përzgjedhin deri në tre NJVKSH, në profilin infermier”, thuhet në njoftim.

Afati për aplikim është deri më 15 gusht.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *