Vendosni fjalën kyçe....

Pilotët sirianë hidhen me katapultë para se avioni të përplasej përtokë, pamjet e rralla (Video)


Dy pilotë sirianë kanë mundur të hidhen me parashitë, pasi avioni i tyre luftarak u rrëzua nga ushtria turke në provincën e Idlibit, Siri.

Rrëzimi i avionit dhe hedhja me parashutë e dy pilotëve u kap në kamera.

Pamjet e filmuara të dielën tregojnë se avioni sirian po rrotullohet në rënie të lirë, teksa pjesa e pasme e tij ka marrë flakë, ndërsa dy parashuta të bardha shihen në hapësirën e kaltër të qiellit.

Videoja është xhiruar afër Khan Assubul, një qytet në provincën Idlib. Idlibi është kështjella e fundit e mbetur në kontrollin e forcave antiqeveritare në Siri.

Në rajon ndodhen trupat turke ne kuadër të një operaioni ushtarak për vendosjen e një korridotir të sigurt që do mundësojë kthimin e emigrantëve sirianë që ndodhen në Turqi.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *