Vendosni fjalën kyçe....

Tornadot godasin shtetin amerikan, 19 viktima e dhjetëra të plagosur (Video)


Një tornado i fuqishëm që goditi qytetin e Nashville,në shtetin Tenesi, SHBA raportohet se ka shkaktuar 19 viktima e shumë të plagosur.

Forcat policore kanë konfirmuar 14 viktima kurse media lokale njofton se të paktën 19 persona kanë humbur jetën e të paktën 22 të tjerë janë plagosur.

Tornadoja goditi Nashville në orët e para të mëngjesit të së martës, duke shkaktuar dëme të shumta materiale. Aeroporti ‘John C Tune’ pësoi dëme të konsiderueshme për shkak të motit të rëndë, tha një zyrtar lokal.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *