Vendosni fjalën kyçe....

Gjykata e Posaçme pranon kërkesën e SPAK-ut, i sekuestron makinën e blinduar Lulzim Berishës


Gjykata e Posaçme ka vendosur të sekuestrojë një makinë të blinduar tip “BMW”, ngjyrë e zezë, të ish-kreut të “Bandës së Durrësit”, Lulzim Berisha.

Në vendimin e Gjykatës së Posaçme e siguruar nga gazetarja Klodiana Lala, për BalkanWeb, thuhet se ky institucion ka pranuar kërkesën e Prokurorisë së Posaçme (SPAK) për të sekuestruar mjetin e Berishës, për llogari të sekuestrimeve të kryera nga operacioni “Forca e Ligjit”.

Ndërkohë, avokati i Lulzim Berishës, Detar Hysi, ka deklaruar se do të ankimojnë vendimin e gjykatës. “Ankimojmë vendimin pasi të ardhurat për blerjen e sendit janë të ligjshme dhe të deklaruara”, ka thënë avokati Hysi.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *