Vendosni fjalën kyçe....

Rama tallet me opozitën: Është ndryshe kur s’ke fare kundërshtar, volumi dhe pesha jote duket më e madhe


Kryeministri Edi Rama nuk i ka kursyer ironitë dhe talljet ndaj opozitës, duke e konsideruar veten pa një kundërshtar i fortë. Pasi tha se kishte ndërment që jo vetëm të fitonte një mandat të tretë dhe të siguronte plot 800 mijë vota, Rama tha se në një kohë kur nuk ka një kundërshtar të fortë volumi dhe pesha e tij duket më e madhe. Ai herë pas here iu referua opozitës dhe kryetarit të saj Lulzim Basha duke përdorur termi “boshi”.

“Ne kemi sot gjithë bashkitë e vendit, patjetër qe e bëjmë atë punë më mirë se të tjerët atë punë, por nuk mundemi më të krahasohemi me ta edhe në atë nivel, sepse është ndryshe kur je aty pasi ke mundur një kundërshtar të fortë dhe e ke kundërshtarin e fortë aty dhe është ndryshe kur s’ke fare kundërshtar. Atëhere të gjithë të shohin ty dhe s’ke as si të justifikohesh.

Dhe mbi të gjitha janë të legjitimuar të kërkojnë nga ty shumë më tepër se sa ti mund të bësh, sepse për shkak të boshit, volumi dhe pesha jote artificialisht duket më e madhe. Prandaj unë dua ta them që ne duhet të jemi shumë të qartë, nuk merret një mandat i tretë si inerci e dy të parëve dhe nuk na duhet një fitore e mandatit të tretë nëse nuk jemi në gjendje të bëhemi tre herë më energjikë, të fuqishëm e rigorozë me vetveten. Mandat të tretë për t’u bërë shëmbëlltyra e konsumit dhe raskapitjes, shkoni e kërkojeni pa mua dhe mund ta merrni, por do të dilni nga zyrat e shtetit si të mallkuar.”– tha Rama.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *