Vendosni fjalën kyçe....

Përleshje me thika mes dy të rinjve në Durrës, një i plagosur


 

Raportohet se njëri prej tyre ka qenë në gjendje të dehur dhe ata kanë goditur njëri-tjetrin.

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë të martë në lagjen numër 1 të qytetit të Durrësit.  Mësohet se dy të rinj janë përplasur me thika me njëri-tjetrin, ku si pasojë një nga ata ka mbetur i plagosur. Fatmirësisht të dy ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Policia ka rrethuar zonën dhe po bën mbikëqyrjen e provave për të zbardhur këtë ngjarje.