Vendosni fjalën kyçe....

Dhuna ndaj të moshuarës në azilin në Pejë, Tirana sot në protestë


Videoja virale e ditës së djeshme ku një grua e moshuar shihej të dhunohej nga një punonjëse në një azil në Pejë ka tronditur opinionin publik jo vetëm në Kosovë por kudo ka shqiptarë.

Në Tiranë sot pasdite pritet të mbahet një protestë kundër dhunës dhe për të kërkuar drejtësi për zonjën, nëna e dëshmorit të atdheut Taulant Nura.

Sikurse lajmërohet në rrjetet sociale, marshimi do të nisë nga Sheshi Skënderbej deri te Sheshi Nënën Tereza në orën 18:00.

Videoja tejet e rëndë tregonte punonjësen e Shtëpisë së të Moshuarve Aurona Pelaj teksa dhunonte të moshuarën ndërsa disa vajza të tjera qeshnin, e njëra prej tyre filmonte. Ajo është arrestuar ndërsa në pranga kanë rënë edhe dy persona të tjerë, identiteti i të cilëve nuk dihet ende.