Vendosni fjalën kyçe....

Presidenca i përgjigjet Ramës: Mos mobilizo policë kot me 2 mars, Dhoma e Luleve do jetë godina më e sigurtë në botë


Pas ironizimit që i bëri kryeministri Rama kreut të shtetit Meta, kur tha se nuk është Gjergj Kastrioti, vjen reagimi nga Presidenca.

Zëdhënësi i presidentit, Tedi Blushi, i ka kujtuar Edi Ramës Dhomën e Luleve, ku ai ndiqte protestat e opozitës në vitet 2000.

Lidhur me frikën se mund të ketë dhunë në manifestimin e 2 marsit, Blushi e këshillon Ramën që të mos mobilizojë policinë kot por t’i dërgojë të luftojnë trafikun e drogës.

“Më në fund Gruaja e Bilalit hoqi dorë nga zanati i fotove të vjedhura dhe kaloi tek arti i gatimit me tenxhere dhe kusi, në Dhomën e Luleve.
E sigurojmë se godina ku ndodhet Dhoma e Luleve, nga ku ajo sodiste e traumatizuar protestat e opozitës në vitet 2000, do të jetë më 2 mars godina më e sigurtë në botë, e mbrojtur nga vajza dhe gra kuqezi vetëm me mimoza në duar.
Të mos mobilizojë policë kot por t’i dërgojë të kapin tonelatat e drogës!”- thotë Blushi.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *