Vendosni fjalën kyçe....

Sulmoi Bujar Nishanin/ Sherefedin Shehu “dush të ftohtë” Bashës


Ish deputeti demokrat Sherefedin Shehu i ka bërë “dush të ftohtë” kreu të PD në detyrë Lulzim Basha, në lidhje me reagimet kundër ish-Presidentit Bujar Nishani.

Zoti Nishani ka ngritur zërin duke thënë se nuk është koha për zgjedhje në PD, deklaratë kjo e mbështetur edhe nga ish Kryeministri Sali Berisha.

“Edhe Dr. Berisha e tha që nuk është koha për zgjedhje në PD. Ky prononcim i liderit historik të PD-së konfirmon qartë se informacioni apo deduksioni i ish Presidentit  Bujar Nishani që “shpejtimi i zgjedhjes së Kryetarit të PD-se i intereson vetëm z. Basha” është i saktë”, është shprehur Shehu në një prononcim për CNA.al .

Më tej Shehu është ndalur tek kundërpërgjigja e Bashës ndaj Nishanit, i cili i tha se ka ditur që Berisha do të shpallet non-grata nga SHBA.

Sipas Shehut, reagimi i z. Basha tregon se ai ka komplekse dhe ka filluar të vuajë edhe nga “deliri i madhështisë” apo “kulti i individit” siç i thonë komunistët.

“Ndërsa kundërpërgjigja e z. Basha më la një shije të hidhur për gjuhën tipike komuniste të përdorur dhe unifikimin e Kryetarit me Partinë.   Në kundërpërgjigjen e tij ai u thotë anëtarëve të PD-së, se Kryetari i Partisë nuk duhet kritikuar apo anatemuar edhe kur ai “ja fut kot” sepse, sipas tij, kështu përçahet Partia.

Pra, sipas z. Basha, Kryetari (Ai) është vetë Partia dhe demokratët duhet që ta adhurojnë atë dhe të sillen ndaj tij njëlloj siç silleshin anëtarët e partisë komuniste ndaj Leninit dhe Enver Hoxhës. Ose e thënë më shkoqur demokratët duhet që vetem të bëjnë “urraaaaa” dhe të thërrasin “Basha! Basha! Basha!”

Kundërpërgjigja e z. Basha më la shije të hidhur edhe për vulgaritetin e komunikimit”, është shprehur Shehu.

Ish deputeti demokrat retorikën e Bashës ndaj Nishanit, e konsideron si gjuhë urrejtjeje.

“Ai i drejtohet ish Presidentit të Republikës së Shqipërisë drejtpërdrejt me emrin “Bujar Nishani”. Kjo për mua është gjuhë urrejtje dhe tregon mungesë të theksuar etike nga Kryetari injë Partie që është Demokratike.

Edhe komunistët dhe socialistët i drejtohen udhëheqësve të tyre me parashtesën “shoku” ndërsa demokratët i drejtohen kujtdo që nga qytetari zakonshëm deri tek udhëheqësi më i lartë me parashtesën “zoti”.

Ndërsa në rastin e z. Nishani i cili ka qenë President i Republikës sipas standarte të vendeve demokratike ai duhet të quhet gjithmonë “President” dhe i duhet drejtuar me “z. President”.

Prandaj referimi si “Bujar Nishani” në polemikën e z. Basha me ish- Presidentin e Shqipërisë është shfryrje dufi dhe nuk respekton as standartin minimal të komunikimit njerëzor sipas të cilit duhej ti drejtohej si “z. Nishani”.

Përveç këtij fakti, z. Nishani është edhe President i Këshillit Kombëtar të PD-së që në hierarkinë e qeverisjeve demokratike, konsiderohet si post më i lartë se ai i Kryetarit të PD-së”, ka deklaruar Shehu për CNA.al

VINI RE: Ky material është pronësi intelektuale e CNA


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *