Vendosni fjalën kyçe....

Kongresi i PS-së, hidhet poshtë mocioni për kufizimin e mandatit të kryetarit


Kongresi i Partisë Socialiste ka hedhur poshtë mocionin e disa anëtarëve të cilët kërkonin ndryshime statuore. Ndër tetë socialistët që kërkuan ndryshime në status ishin ish-ministrja Arta Dade etj.

Më i rëndësishmi nga ndryshimet e kërkuara është kufizimi i mandatit të kryetarit të partisë.

Sipas Sekretarit Organizativ të PS-së, Arben Pëllumbi, tha se kërkesa nuk kishte ardhur sipas rregullave statutore pasi duhej duhej mbështetur nga anëtarë të Kongresit dhe si e tillë nuk u mor në konsideratë.

Ndryshime të tjera që u miratuan në ditën e dytë të Kongresit në statutin e PS-së ishin kryesisht teknike. Kongresi miratoi Librin e Rregullave që përmbledh rregulloret e organeve të partisë, kodin e zgjedhjeve, kodin e etikës, çdo udhëzim për funksionimin e institucioneve të PS.

U vendos gjithashtu kontrolli i integritetit dhe figurës, bazuar në legjislacion. Vendim që u mor ishte edhe sanksionimi për ata që nuk reflektojnë të vërtetën për aktivitetin e tij, merr përsipër sanksionet jo vetëm në aspektin e  përgjegjësisë ndaj ligjit, por edhe me përjashtimin nga partia.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *