Vendosni fjalën kyçe....

Trump-i zgjedh kreun e ri të Inteligjencës Kombëtare


Presidenti amerikan Donald Trump ka vendosur që Përfaqësuesi John Ratcliffe (Texas) të jetë Drejtori i ri i Inteligjencës Kombëtare, në pritje të konfirmimit të Senatit.

Ratcliffe u tërhoq nga nominimi verën e kaluar. Njoftimi i befasishëm, duke e lavdëruar Ratcliffe si ‘një njeri të jashtëzakonshëm me talent të madh’, erdhi të premten pasdite teksa Trump u nis nga Uashingtoni për një takim fushate në Karolinën e Jugut.

Me anë të shpjegimit, Trump tha se ‘ai do e kishte përfunduar procesin më herët, por John, dëshironte të priste derisa të mbaronte Raporti i IG.’

Trump i referohej inspektorit të përgjithshëm të Departamentit të Drejtësisë, i cili në dhjetor dha raportin e tij për hetimin në lidhje me pretendimet e ‘ndërhyrjes ruse’ në favor të Trumpit.

Ratcliffe ka qenë një aleat kyç i Trumpit në Komitetin e Gjyqësorit të Dhomës.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *