Vendosni fjalën kyçe....

“Të hedhë hapa për Asocacionin e Kishën Serbe” – Pas Ohrit, Kurti dy orë takim me Ramën në Tiranë


Kryeministri i Kosovës Kurti ndodhet në Tiranë për vizitë. Ai është takuar më krerët më të lartë të shtetit, presidentin Begaj, kryetaren e Kuvendit Nikolla e kryeministrin Rama.

Takimi i tij vjen pak ditë pas bisedimeveme presidenti serb Vuçiç në Ohër, lidhur me planin franko-gjerman për normalizimin e marrëdhënieve mes dy vendeve.

Rama e  Kurti biseduan për rreth 2 orë gjatë takimit në ‘Vilën 30’.

“I shpreha Albinit të gjithë simpatinë time për kurajon dhe realizmin me të cilin ka hedhur hapa me rëndësi të madhe drejt normalizimit të marrëdhënieve me Serbinë. E inkurajova kryeministrin në hedhjen e hapave të mëtejshëm, qoftë për garantimin e komunave serbe në kornizën e asociacionit që garanton vetëmenaxhimin e komunitetit serb, qoftë për funksionimin me garancitë e nevojshme të Kishës Serbe në vendet e saj të kultit në Kosovë.” – shkroi Rama pas takimit.