Vendosni fjalën kyçe....

“Joe Biden e trajtoi Ukrainën si pronën e tij private” – Akuzat e ish-kryeprokurorit


Biden e trajtoi Ukrainën “si pronë e tij private”, thotë prokurori i pastruar Shokin në skandalin e Burisma – Dokumentari i UkrainësGate

Ish-kryeprokurori ukrainas, Viktor Shokin, thotë se atij iu bë presion i jashtëzakonshëm nga zv.presidenti i SHBA-së, Joe Biden, pasi ai kapi pasuritë e oligarkutt që qëndron pas kompanisë Burisma, ndërmarrjes së gazit që punësoi djalin e Bidenit.

Përpjekjet e presidentit Donald Trump për të hetuar rolin e Biden, në pushimin nga puna të Shokin shërbyen si pretekst për hetimin ndaj tij në Dhomën e Përfaqësuesve.

Shokin zbuloi për gazetarin hulumtues, Olivier Berruyer, pse dhe si u shkarkua dhe çfarë roli kanë luajtur SHBA-ja në Ukrainë.

Shokin i tha gazetarit se Biden dhe qeveria amerikane kishin aprovuar emërimin e tij si prokuror të përgjithshëm dhe se kishin punuar me të shumë mirë derisa ai filloi të afrohej shumë pranë kompanisë Burisma.

‘Biden ishte duke vepruar në emër të interesave të tij dhe të familjes së tij dhe jo në interes të popullit amerikan. Biden besonte se Ukraina ishte prona private e tij, ferma e tij dhe se ai mund të bënte gjithçka që donte këtu.’ – tha Shokin.

Ai shtoi se kur kishte kapur pasuritë e shefit të Burisma-s, Mykola Zlochevsky, presidenti Petro Poroshenko e kishte thirrur në zyrë dhe i kishte thënë të hiqte dorë.

‘A nuk e kuptoni se çfarë dëshiron Biden nga ju? Pse po hyni përsëri të merreni me Burisma-n?’ -citoi Shokin ish-presidentin të thoshte.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *