Vendosni fjalën kyçe....

Ish-këshilltari i Klintonit: Putini po ndihmon Bernie Sanders-in në zgjedhje, që të fitojë Trump-i


Pas zgjedhjeve në Nevada ku fitoi bindshëm kandidati demokrat Bernie Sanders, edhe njëherë janë ngritur dyshime se mbrapa qëndrojnë rusët.

Ish-strategu i Klintonit thotë se fituesi i vërtetë në Nevada është presidenti rus Vladimir Putin. Siç shkruan Daily Mail, James Carville deklaroi se zgjedhjet e grupeve në Nevada po shkonin ‘shumë mirë’ për Putinin.

“Tani për tani, është ora 01:15 në Moskë. Kjo gjë po shkon shumë mirë për Vladimir Putin. Ju betohem. Ai me siguri po qëndron zgjuar duke parë këtë tani. Si po ia kalon, Vlad?”- tha Carville.

Ish-këshilltari që ndihmoi Hillary Klinton gjatë fushatës së saj të dështuar presidenciale të vitit 2008, deklaroi se ai nuk beson që Sanders dëshiron që Putini ta ndihmojë. Por ai shtoi se Putin po ndihmonte senatorin vetëm sepse ai dëshiron që “Donald Trump të fitojë përsëri”.

“Dua të them, është një vijë e drejtë. Unë nuk mendoj se fushata e Sanders në ndonjë mënyrë është marrëveshje e fshehtë apo bashkëpunim. Unë mendoj se ata nuk e pëlqejnë këtë histori, por historia është një fakt, dhe arsyeja që historia është një fakt është që Putini po bën gjithçka që mundet për të ndihmuar Trump-in, përfshirë këtu edhe përpjekjen për të ndihmuar Sanders të marrë nominimin Demokratik.”- shtoi Carville.

Komentet e Carville vijnë pasi Sanders paralajmëroi Rusinë të premten që të qëndrojë jashtë zgjedhjeve të Shtëpisë së Bardhë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *