Vendosni fjalën kyçe....

Kamionçina del nga rruga dhe përplaset me pemën, plagoset shqiptari në Itali (FOTOT)


Një shqiptar ka mbetur i plagosur pas një aksidenti të rëndë në Itali. Siç shkruajnë mediet italiane, aksidenti ndodhi në Viale Veneto në Riçione ku një kamionçinë tip “Peugeot” i drejtuar nga një punëtor shqiptar ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga duke u përplasur me një pemë.

Shoferi ka dalë vetë nga mjeti por më pas është ndier keq. Ai u dërgua me helikopter në spitalin Bufalini.

Në aksident nuk janë përfshirë automjete të tjera. Në vendngjarje, ka ndërhyrë edhe Zjarrfikësja dhe Policia Vendore.