Vendosni fjalën kyçe....

Arsenal përmbys Everton


Arsenal ka fituar përballë Everton në një sfidë e cila nuk ishte e lehtë përballë të besuarve të Ancelotit.

Me rezultatin 3-2, “topçinjtë” rrëmbejnë 3 pikë të vlefshme për t’u ngjitur më lartë në klasifikimin e Premier Ligës.

Ishin miqtë që shënuan të parët me Clevert-Limen ndërsa barazimi për Arsenal do vinte nga këmbët e Nketiah pas 26 minutash.

Më pas Aubameyang do dyfishonte shifrat në minutën e 33 ndërsa barazimi për Everton do arrihej pas goli të Richarlson në minutat shtesë të pjesës së parë.

Në fraksionin e dytë të lojës, Aubameyang nuk do priste shumë për të trefishuar shifrat dhe të rrëmbente fitoren për Arsenal pasi një minutë nga fillimi i lojës do shënonte pas asistit të Pepe.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *