Vendosni fjalën kyçe....

Napoli gjen portierin zëvendësues, arrin marrëveshje me veteranin italian


Në sezonin e ardhshëm, Salvatore Sirigu do të jetë në portën e skuadrës së Napolit.

Teksa pret të zgjidhë problemet për portierin titullar, i cili mund të jetë Kepa ose Navas, De Laurentiis ka gjetur portierin rezervë i cili ka shumë përvojë.

Është arritur marrëveshja për një kontratë 1 vjeçare me opsion rinovimi edhe për një vit. Ish-portieri i Xhenoas do të kryejë vizitat mjekësore të martën dhe do të marrë rreth 700 mijë euro page vjetore.