Vendosni fjalën kyçe....

Vasilika Vjero dhe Adela Xhemali emërohet si zv.ministre të Ekonomisë dhe Financave


Me vendim të Këshillit të Ministrave i zbardhur ditën e sotme janë emëruar dy zv.ministrat e rinj të Ekonomisë dhe Financave pas largimit të Elton Haxhit dhe Erjon Luçi pak kohë më parë.

Vendin e tyre e kanë zënë Vasilika Vjero dhe Adela Xhemali.

Vjero ka mbajtur më parë edhe postin e drejtoreshës së Autoritetit Rrugor Shqiptar, Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve apo edhe në krye të Qendrës Kombëtare të Biznesit.

Ndërsa Xhamili ka qenë ish drejtoreshë e përgjithshme e Menaxhimit të Borxhit Publik në Ministrinë e Financave dhe ish drejtoreshë e një drejtorie në kryeministri si edhe drejtoreshë e Fondit të Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *