Vendosni fjalën kyçe....

OFL i dërgon formularët e dy shtetasve nga Elbasani të dënuar për trafik droge në Angli


Operacioni Forca e Ligjit nëpërmjet një deklarate për mediat ka njoftuar se i ka dërguar ditën e sotme dy shtetasve nga Elbasani formularët për deklarimin e pasurive.

Shtetasit në rrjetën e OFL-së janë personat me inicialet K.M dhe E.Sh, banues në Elbasan por të dënuar për trafik të lëndëve narkotike në Angli.

Në kuadër të Aktit Normativ nr. 1, datë 31.01.2020, OFL u ka dërguar kërkesat për vetëdeklarim të pasurisë, shtetasve:

– K, M., me banim në Elbasan, i dënuar në Angli për trafik të lëndëve narkotike;

– E. SH, me banim në Elbasan, i dënuar në Angli për trafik të lëndëve narkotike;

Këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së, të cilat do t’i dërgohen SPAK-ut, për verime të mëtejshme”-thuhet në njoftimin e policisë.