Vendosni fjalën kyçe....

“Shigjetat e Perëndisë” – Arma Sekrete e Forcave Ajrore të SHBA-së që mund të godasë me forcën e një arme bërthamore


Traktati i Hapësirës i nënshkruar nga 107 vende në vitin 1967 ndalon që armët bërthamore, biologjike ose kimike të vendosen ose të përdoren nga orbita e Tokës.

Ajo që ata nuk kishin llogari ishte arma më e thjeshtë e Forcave Ajrore të SHBA-së ndonjëherë: një shufër tungsteni që mund të godiste një qytet me fuqinë shpërthyese të një rakete balistike ndërkontinentale.

Gjatë Luftës së Vietnamit, SHBA-ja përdori ato që i quajti bombat ‘Qeni  Dembel’. Këto ishin thjesht copa çeliku të ngurta, më pak se 5 centimetra të gjata, të pajisura me pendë.

Nuk kishte eksploziv: Ata thjesht u lëshuan nga qindra nga aeroplanët që fluturonin mbi Vietnam. Bombat ‘Lazy Dog’ (Qeni Dembel) mund të arrijnë shpejtësi deri në 800 kilometra në orë ndërsa bien në tokë dhe mund të depërtojnë në 22 centimetra beton pasi të bien nga më pak se 3,000 metra.

Ideja është njësoj si të shtënat e plumbave në një objektiv, përveçse në vend që të humbasë shpejtësinë ndërsa udhëton, predha fiton shpejtësi dhe energji që do të përdoret gjatë përplasjes. Kështu lindir ‘Projekti Thor’.

Në vend të qindra predhave të vogla nga disa mijëra metra, Thor përdori një predhë të madhe nga disa mijëra kilometra mbi Tokë. Ideja ‘shufrat e Zotit’ ishte një tufë shufrash tungsteni me madhësi 6 metra të gjatë, 30 centimetra në diametër, të lëshuara nga orbita, duke arritur një shpejtësi deri në 10 herë më të madhe se shpejtësia e zërit.

Vetë shufra do të depërtonte qindra metra në Tokë, duke shkatërruar çdo bunker potencial ose zona të fshehta nëntokësore. Për më tepër, kur godet shufra, shpërthimi do të ishte i njëjtë me madhësinë e një arme bërthamore që depërton në tokë – por pa asnjë pasojë.

Përgatiti për Hashtag.al, K.Manjani

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *