Vendosni fjalën kyçe....

Pengmarrja dhe vrasja e Jan Prengës, RENEA zbarkon në Lezhë


Forcat RENEA kanë zbarkuar në Lezhë për të kryer një operacion për kapjen e personave të implikuar në vrasjen e Jan Prengës dhe gjetjen e trupit të këtij të fundit.

Policia po kreh zonën e po ushtrohen kontrolle në disa objekte dhe ndërtesa. Mësohet se janë shoqëruar disa persona, por ende nuk ka detaje zyrtare nga aksioni policor.

Jan Prenga u rrëmbye më 17 janar, e më pas dyshohet se u vra për shkak se vëllai i tij në Angli mbajti peng një sasi prej 300 kilogramësh kokainë që i përkiste një shqiptari të burgosur në Ekuador, Dritan Rexhepaj nga Vlora.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *