Vendosni fjalën kyçe....

Lapsusi i Gent Cakajt, i shpreh ngushëllimet ministrit turk por ngatërron dy tragjeditë


Ministri i Jashtëm në detyrë Gent Cakaj ka bërë një postim në “Twitter”, për të ngushëlluar ministrin e Jashtëm turk Mehmet Cavusoglu për një ngjarje të rëndë që ka ndodhur atje, duke e ngatërruar me një tjetër incident.

Ministri Cakaj i jepte ngushëllimet ministrit Cavusoglun për tre viktimat e aeroplanit të përplasur në Bahcesaray.

Postimi i parë

Mirëpo avioni që doli nga pista dhe shpërtheu në flakë ditën e djeshme, nuk ishte në Bahcesaray por në Stamboll. Ndërsa në Bahcesaray 38 viktimat janë shkaktuar nga orteku.

Ndjekësit e Cakajt u treguan të shpejtë duke i vënë në dukje gabimin që kishte bërë dhe ai veproi shumë shpejt duke fshirë postimin e duke shkruar një të ri: “I pikëlluar nga tragjedia në Bahcesaray, në lindje të Turqisë dhe nga rrëzimi i avionit në aeroportin Sabiha Gökçen në Stamboll. Shprehim ngushëllimet më të thella për vëllezërit tanë turq dhe familjet e viktimave.” Ai bën tag dhe ministrin turk MevlutCavusoglu./Hashtag.al

Postimi i rregulluar

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *