Vendosni fjalën kyçe....

Kina s’gjen qetësi, pas koronavirusit shpërthen gripi i shpendëve


Teksa Kina po përballet me koronavirusin që ka shkaktuar më shumë se 300 viktima, një sëmundje tjetër ka shpërthyer në vend: gripi vdekjeprurës i shpendëve H5N1.

Përhapja ndodhi në një fermë afër qytetit Shaoyang, në provincën qendrore të Kinës, Hunan, njoftoi Ministria e Bujqësisë e vendit. 4500 prej 7,850 pulave të fermës kanë ngordhur nga sëmundja dhe autoritetet lokale kanë tërhequr rreth 20,000 zogj për të frenuar përhapjen e virusit.

H5N1 është një virus i gripit të shpendëve që shkakton sëmundje të rëndë të frymëmarrjes tek zogjtë, dhe është ngjitës për njerëzit.

Ende nuk janë raportuar viktima njerëzore, por Organizata Botërore e Shëndetit (OBSH) deklaron se më shumë se 350 njerëz kanë vdekur nga virusi në fjalë që kur u përhap për herë të parë te njerëzit në Hong Kong në fund të viteve 1990.

H5N1 është një virus shumë më vdekjeprurës për ata që e marrin. Gati 60 përqind e pacientëve H5N1 vdesin pas kontraktimit të sëmundjes, në krahasim me dy përqind të pacientëve të koronavirusit.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *