Vendosni fjalën kyçe....

Shtatë të vdekur dhe 337 raste të reja me COVID-19 në Kosovë


Shtatë persona kanë humbur jetën dhe 337 të tjerë janë konfirmuar me koronavirus në 24 orët e fundit në Kosovë.

Të dhënat e fundit janë bërë publike nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës.

IKSHPK njofton se për 24 orë janë testuar 1 mijë e 318 mostra.

“Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 1.318 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 337 raste pozitive. Brenda 24 orëve janë raportuar shtatë raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv”, thuhet në njoftim.

Me të dhënat e reja, numri total i rasteve pozitive ka shkuar në 20.179 raste nga 95.774 persona që janë testuar për virusin SARS-CoV-2 dhe 688 raste të vdekjes.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *