Vendosni fjalën kyçe....

Pas 10 vjetësh debate BE-ja merr vendimin e rëndësishëm, unifikon karikuesit e celularëve


Pas një debati që ka zgjatur më shumë se 10 vjet, Parlamenti Evropian më në fund ka votuar me shumicë bindëse 582-40 për të krijuar një zgjidhje standarde për karikuesit e telefonëve duke i unifikuar.

Qëllimi i vendimit është të ndihmojë standardizimin e industrisë së pajisjeve celulare për sa u përket karikuesve duke zvogëluar njëkohësisht mbetjet elektronike.

BE-ja pretendon se më shumë se 50 milionë tonë mbetje elektronike krijohen globalisht çdo vit, me evropianët që janë përgjegjës për rreth 12.3 tonelata mbeturina elektronike vetëm në vitin 2016.

Edhe pse BE-ja ka votuar për të ecur përpara me planin e saj për të krijuar një karikues unik, ligjvënësit nuk kanë vendosur saktësisht se kur do realizohet plani.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *