Vendosni fjalën kyçe....

Endri Fuga jep dorëheqjen nga Agjencia për Media dhe Informim e qeverisë: Do fokusohem në fushatën e PS-së


Endri Fuga ka dhënë dorëheqjen nga drejtimi i Agjencisë për Media dhe Informim të Qeverisë.

Tashmë Endri Fuga do të fokusohet në fushatën zgjedhore të Partisë Socialiste për zgjedhjet e 14 majit.

Dorëheqjen Fuga e ka bërë të ditur me anë të një njoftimi duke thënë se postin ia ka deleguar Manjola Hasës.

“Nga dita e sotme unë do të përqendrohem në fushatën zgjedhore të PS. Ndonëse ligji nuk e pengon, nuk do të ishte e ndershme që teksa angazhohem në fushatën e një partie politike të vazhdoja të drejtoja edhe Agjencinë për Media dhe Informim, ndaj kam dhënë dorëheqjen nga kjo detyrë.

Ndërkohë që bashkë do të vazhdojmë të komunikojmë për të gjitha çështjet që lidhen me fushatën dhe Partinë Socialiste, kontaktet me ju nga ana e MIA do i mbajë Manjola Hasa. Ju falenderoj për bashkëpunimin”, njofton Fuga.