Vendosni fjalën kyçe....

Njerëzit në panik nga koronavirusi – Pasagjeri nga Wuhan-i i kërkon ta çojë në spital, shoferi e përzë nga taksia (VIDEO)


Përhapja e koronavirusit vdekjeprurës e ka kapluar Kinën nga frika pasi ende nuk është zbuluar asnjë kurë. Ndërsa shumë kanë vendosur të qëndrojnë brenda nga frika, të tjerë po largohen nga shtëpitë e tyre duke marrë masa ekstreme.

Një video është bërë virale në rrjet, ku një shofer taksie shihet duke përzënë një pasagjer të ri, i cili mban një maskë në fytyrë dhe i kërkonte ta dërgonte në spital.

Pasi pasagjeri kollitet, shoferi e pyet se nga është ai. Pasagjeri përgjigjet se është nga Baoding, por shoferi i taksisë dyshon dhe i thotë se nga theksi nuk duket si nga andej.

Ai më pas e pyet nëse është nga qyteti i Wuhan-it dhe pasagjeri përgjigjet se sapo është kthyer nga andej dhe se i duhet të shkojë në spital. Por shoferi jo vetëm që nuk e dërgon në destinacion, por i kërkon menjëherë të zbresë dhe pasagjeri detyrohet të largohet. Në sediljen e pasme shihet edhe një pasagjer pa maskë. Shoferi nis të bisedojë me të dhe vendosin më pas të thërrasin policinë.

https://www.youtube.com/watch?v=AEdayc0U-fM&feature=emb_title


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *