Vendosni fjalën kyçe....

SHBA-ja dhe BE-ja nuk e kanë parë ende paketën “Anti- KÇK” të Ramës


Ditën e djeshme, qeveria miratoi një paketë të re ligjore, që synon forcimin e luftës kundër krimit të organizuar, terrorizimit dhe krimeve të tjera të rënda.

E quajtur ndryshe dhe paketa “Anti-KÇK siç e ka pagëzuar Rama, ose “Anti – Kap Ça të Kapësh”. Kryeministri Edi Rama para pak ditësh la të kuptohej se ishte konsultuar me SHBA-në dhe BE-në lidhur me këtë paketë të re.

 “… kemi ndërmarrë nismën e një pakete ligjore që jemi duke e kolauduar këto ditë që flasim edhe me partnerët tanë të pazëvendësueshëm, SHBA dhe BE dhe në ditët në vijim do ta kthejmë në një bazë ligjore për të ndërmarrë ofensivën më shembullore ndaj krimit të organizuar, duke zhvilluar një aktivitet si asnjëherë më parë agresiv në terren të Policisë së Shtetit ndaj të gjithë atyre që janë dënuar, janë akuzuar, por i kanë shpëtuar dënimit si rezultat i KÇK dhe ka ardhur koha të provojnë se pasuria e tyre nuk buron nga krimi, ose përndryshe të dorëzojnë pasurinë e tyre. Paralelisht me ta, ne do bëjmë të mundur vendosjen me shpatulla pas murit të çdo anëtari të KÇK në Prokurori apo Gjykatë që do marrë vendime në kundërshtim me ligjin”.– janë fjalët e përdorura nga Rama.

Por duket se nuk është ky rasti. Ambasada Amerikane dhe Delegacioni i BE-së në Tiranë nuk e kanë idenë se çfarë përmban kjo paketë, të paktën sipas “Zërit të Amerikës”.

Në një prononcim për VOA-n, zëdhënësi i Ambasadës Amerikane në Tiranë nuk mundi të jepte një vlerësim për tëpasi siç u shpreh ai: “Nuk kemi pasur mundësi që ta studiojmë variantin më të fundit të legjislacionit “Anti-KÇK”. Presim që të kuptojmë detajet” duke theksuar se “E vlerësojmë shprehjen nga Kryeministri të vendosmërisë dhe vullnetit politik për të luftuar murtajën e krimit të organizuar”.

Ndërsa përaqësia e BE-së tha se “Delegacioni i Bashkimit Evropian nuk e ka parë aktin normative të miratuar sot dhe nuk mund të bëjë komente në këtë moment”.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *