Vendosni fjalën kyçe....

U dha fëmijëve me ngjyrë rolin e skllevërve, pezullohet mësuesja amerikane


Një mësuese në një shkollë fillore në SHBA është pezulluar nga puna pasi u dha dy nxënësve të saj me ngjyrë rolin e skllevërve në një dramë në shkollë.

BBC shkruan se ata do të rriheshin me kamxhik nga fëmijët e tjerë si pjesë e shfaqjes së klasave të pesta (ku bëjnë pjesë moshat 10 ose 11 vjeç).

Prindërit e një vajze të moshës 10 vjeç, u ankuan në shkollë dhe zyrtarëve të tjerë. Carmen dhe Joshua Parker po bëjnë thirrje për të trajnuar mësuesit mbi diversitetin.

Zonja Parker nuk mendon se shfaqja ishte e përshtatshme për të mësuar fëmijët në lidhje me skllavërinë. Madje ajo ishte e shqetësuar për mënyrën se si portretizohen njerëzit me ngjyrë në të.

“Skena fillon me skllevër pa emra, numri një dhe dy që shtyhen drejt anijes nga skllavo-pronari dhe një fëmijë po vepron si pronar i skllevërve. Unë u pqrpoqa të gjeja kuptimin e kamxhikut, fëmijët do të rrihnin me kamxhik skllevërit”– tha zonja Parker për televizionin lokal.

Zonja Parker, ishte transferuar nga Xhorxhia në Connecticut për t’u bërë asistente profesore e psikiatrisë në Universitetin Yale për të hulumtuar racizmin në mjekësi. Ajo tha që asnjë mësuese në shkollën e vajzës së saj në Gjeorgji nuk duhej të ia caktonte atë lojë nxënësve.

Siç shkruan BBC, mësuesja e cila ishte e bardhë, është pezulluar në pritje të rezultatit të hetimeve. Sipas një përfaqësuesi të shkollave lokale, shfaqja nuk ishte pjesë e kurrikulës dhe nuk ishte aprovuar nga rrethi.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *