Vendosni fjalën kyçe....

Gjonaj zbulon cilat janë kategoritë e të burgosurve që do përfitojnë lirinë


Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj ka prezantuar kategoritë e të burgosurve që do të përfitojnë lirinë nga amnistia.

Pasi tregoi se cilat janë këto kategori, Gjonaj tha se Ministria e Drejtësisë nuk do të ndalojë punën me kaq dhe se do të kontribuojë në integrimin e grave dhe të miturve në jetën sociale pas daljes nga burgu.

“Vlen të theksohet se kjo aministi është vlerësuar katërcipërisht. Nga kjo amnisti përfitojnë të gjithë ata që për shkak të veprës penale dhe shkallës së ulët të rrezikshmërisë janë përjashtuar nga dënimi.

Të vetëdijshëm që gratë dhe të miturit janë jo rrallë herë viktima të veprave penale, ky projektligj ka parashikuar lehtësi të ndryshme për gratë dhe të miturit. Nga kjo amnisti do të përfitojnë të gjithë gratë dhe fëmijët për të cilët ka një vendim të formës së prerë deri në 31 dhjetor.

Do të amnistohen të gjithë burrat me burgim me një vendim të formës së presë të cilëve i ka mbetur pa vuajtur një dënim deri në 2 vjet.

Njëkohësisht do amnistohen ata që kanë qenë 18 ose nën 18 vjeç.

Kjo amnisti është ndryshe nga amnistitë e tjera. Nuk do të përfitojnë ripërtëritësit e veprave penale të kategorisë burra. Një nga këto vepra që ka sjellë jo pak ngjarje është futja ose mbajtja e sendeve të ndaluara. Kjo vepër penale është futur për herë të parë në amnisti.

Ministria e Drejtësisë nuk mund të ndalojë punën e kësaj këtu. Ajo do të asistojë gratë dhe të miturit për t’u integruar në jetën sociale. Kjo amnisti nuk i përfshin ata që janë në ndjekje penale”, u shpreh Gjonaj.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *