Vendosni fjalën kyçe....

Raportuesi për Shqipërinë në PE: Nëse miratohet ligji për median nga kuvendi rrezikohet hapja e negociatave


Raportuesi për Shqipërinë në Parlamentin Evropian David Lega ka deklaruar në rrjetet sociale për miratimin e mundshëm në Kuvend ditën e nesërme për ligjin e shumë kontestuar për median.

Lega shkruan se nëse votohet ligji rrezikohen shanset për hapjen e negociatave për Shqipërinë dhe se ligji duhet të jetë në përputhje me rekomandimet e Komisionit Evropian dhe Këshillit të Evropës.

Nëse administrata Rama miraton legjislacionin e medias në seancën plenare në formën e saj aktuale, ajo do të rrezikojë seriozisht shanset për hapjen e negociatave për anëtarësim në BE. Ato duhet të jenë në përputhje me rekomandimet e dhëna nga Komisioni Evropian dhe Këshilli i Evropës”-shkruan Lega në Twitter.

David Lega është deputet në Parlamentin Evropian pjesë e grupit të Partive Popullore Evropiane nga radhët e partisë kristian-demokrate suedeze.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *