Vendosni fjalën kyçe....

Zarif: Oficeri amerikan që rrëzoi avionin iranian mori medalje, fajtori për rrëzimin e avionit ukrainas është në burg


Ministri i Jashtëm i Iranit, Mohammad Javad Zarif, e ka akuzuar SHBA-në për standarde të dyfishta lidhur me rrëzimin e avionit ukrainas.

Zarif i ka krahasuar veprimet e Teheranit me ato të SHBA-së kur rrëzoi një avion iranian 32 vjet më parë. Zarif tha se Irani e ka burgosur oficerin e ushtrisë i cili gjuajti raketën që vrau 176 persona në bordin e avionit, ndërsa ai që rrëzoi avionin iranian 30 vjet më parë ka marrë një medalje.

Në një intervistë me revistën gjermane Spiegel, Zarif shpjegoi se pse iu deshën tre ditë që Teherani të pranonte fajin e tyre. Ai tha se avioni u rrëzua në një situatë të komplikuar, në një kohë të komplikuar. Pastaj kujtoi rastin e SHBA-së.

Mohammad Javad Zarif, Teheran, 22.01.2020

“Të tjerëve u duhej shumë më tepër kohë. Pothuajse 32 vjet më parë, SHBA-ja rrëzoi një avion iranian pasagjerësh. Deri më sot, ata ende nuk kanë publikuar një ndjesë zyrtare”– tha kryediplomati, duke iu referuar avionit që u rrëzua në korrik të vitit 1988.

“Dhe ndryshe nga SHBA-ja, Irani nuk i promovoi të përfshirët në gjuajtjen e raketave kundër një objektivi civil”- kujtoi Zarif. “Oficeri amerikan që ishte përgjegjës për rrëzimin, madje mori një medalje. Ndërkohë, iraniani që goditi avionin ukrainas tani është në burg.”

I goditur nga një raketë, avioni “Airbus A300” u nda në copa mbi Gjirin Persik, duke vrarë të gjithë 290 personat që gjendeshin në bord. Uashingtoni nuk kërkoi kurrë falje zyrtare për incidentin fatal, por vite më vonë  kapiteni Ëilliam C. Rogers III, mori një titull nderi.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *