Vendosni fjalën kyçe....

PD zbulon mesazhet: Si u urdhëruan sot mësuesit të bëjnë propagandë për Ramën


Partia Demokratike ka akuzuar drejtorin e zyrës arsimore në Tiranë, se ka detyruar mësuesit që të shpërndajnë në rrjetet sociale postimin e kryeministrit Edi Rama për vizitën e sotme në Surrel.

Anëtari i Kryesisë së Partisë Demokratike, Kreshnik Çollaku ka publikuar një mesazh, ku sipas tij Zyra Vendore Arsimore Tiranë u ka dërguar një urdhër mësuesve të shkollave që të shpërndajnë njoftimin e kryeministrit.

Çollaku thotë se ky urdhër dhunon në mënyrë flagrante mësuesit, që i konsideron shtresën më të shquar të shoqërisë.

“Mesuesit urdherohen te bejne propogande per Kryeministrin…

Sot permes Drejtorit te ZVAT (zyra vendore arsimore tirane), jane urdheruar te gjithe Drejtoret e Shkollave ne Tirane,te detyrojne te gjithe mesuesit e Tiranes te shperndajne ne rrjete sociale aktivitetin e dites se Kryeministrit.
Kjo propogande e neveritshme qe qelb ere nga epoka e Lenka Cukos eshte prove e degradimit te plote te sistemit arsimor,dhunimi flagrant i shtreses me te vyer te shoqerise mesusit,eshte nje prove se ne Shqiperi eshte instaluar Rregjimi.
Sjellje te tilla jane te denja vetem per Kore te Veriut.”– shkruan Çollaku.

Kryeministri Edi Rama, mori pjesë sot në inaugurimin e shkollës së Surrelit, ku ishte i shoqëruar nga kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj dhe deputeti i zonës Xhemal Qefalia. Ai u prit me klarinetë dhe aheng nga nxënësit e shkollës dhe bashkëfshatarët e tij.

Edhe pse është kryeministri i vendit dhe ka në dorë praktikisht gjithçka, Rama e vendosi veten në vendin e banorëve dhe iu ankua deputetit për mungesat në Surrel. Madje ai e kërcënoi Qefalinë me një peticion.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *