Vendosni fjalën kyçe....

Një burrë çau me thikë gomat e 160 automjeteve pas tërmetit, episodi që ka zemëruar turqit (VIDEO)


Një episod krejtësisht i pazakontë ka ndodhur në një nga zonat e prekura nga tërmeti në Turqi, ku një person ka shpërthyer me thikë gomat e automjeteve të parkuara.

Siç shkruajnë mediat turke, pas tërmetit me magnitudë 6.8 ballë, një person në rrethin Bismil të Dijarbakirit doli në rrugë me një thikë që kishte blerë dhe çau gomat e plot 160 automjeteve.

Ngjarja është kapur nga kamerat e sigurisë. Në anën tjetër, pronarët e automjeteve, të cilët i panë gomat në mëngjes u detyruan të shkojnë te mekaniku. Ata ankohen se incidenti që ndodhi pas tërmetit nuk mund të pranohet dhe u kërkuan autoriteteve që ta gjejnë sa më shpejt të dyshuarin.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *