Vendosni fjalën kyçe....

Gazetarja indiane nën hetim penal për raportimin e saj lidhur me COVID-19


Një gazetare në Indi është vënë nën hetim, për shkak të mënyrës se si e ka mbuluar pandeminë e COVID-19, nga Parlamenti.

Komiteti për Mbrojtjen e Gazetarëve (CPJ), u ka bërë thirrje policisë indiane të ndalojë hetimin penal ndaj gazetares.

Autoritetet ta hetojnë gazetaren Supriya Sharma më 13 qershor, e cila është redaktore ekzekutive e faqes së lajmeve Scroll.in. Ata po hetojnë Sharma-n për shpifje dhe neglizhencë të rregullave që mund të shkaktojnë përhapjen e koronavirusit.

“Nisja e një hetimi penal ndaj një gazetareje për punën e saj në elektoratin parlamentar të Kryeministrit është një taktikë e qartë kërcënimi dhe dërgon një mesazh tronditës për gazetarët në të gjithë vendin”– tha Aliya Iftikhar, studiuese e lartë e CPJ-së së Azisë, citon Times.

Ajo shtoi se Sharma “thjesht po bënte punën e saj si gazetare.”

Komiteti për Mbrojtjen e Gazetarëve (CPJ) është një organizatë e pavarur, jofitimprurëse me bazë në Neë York, që promovon lirinë e shtypit në të gjithë botën. Ata mbrojnë të drejtën e gazetarëve për të raportuar lajmet në mënyrë të sigurt dhe pa frikë nga hakmarrja.

Sipas Scroll.in, hetimi u nxit nga një artikull mbi ndikimin e bllokimeve në mbarë vendin të urdhëruar nga kryeministri Narendra Modi për të frenuar përhapjen e koronavirusit. Artikulli thoshte se situate ishte aq keq, sa njerëzit në një fshat në Varanasi ishin të uritur.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *