Vendosni fjalën kyçe....

Portieri i Manchester United përfshihet në aksidentin e frikshëm, Lamborghini i tij bëhet copash


Portieri Sergio Romero pësoi një aksident të frikshëm me makinë, por shpëtoi paq. Ai u përplas me makinën e tij tip Lamborghini teksa po shkonte në stërvitje pranë kompleksit të klubit në Carrington.

Lojtari argjentinas doli i padëmtuar, pavarësisht se makina e tij e shpejtë u fut poshtë barrierave mbrojtëse të rrugës. Romero u fotografua duke kontrolluar telefonin e tij në anë të rrugës pas përplasjes, krejt i padëmtuar

Një ditë më parë, Manchester United u mund nga Liverpool-i në ndeshjen e kampionatit ndërsa për rezultatet e dobëta të ekipit janë fajësuar edhe dëmtimet e shumta me të cilat është përballur ekipi i drejtuar nga trajneri Solskajer.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *