Teksa Australia Lindore, është ende duke u përballur me zjarret shkatërrimtare, një pjesë e saj ka parë shira të rrëmbyeshëm, breshër dhe erëra të forta.
Breshëri i rënë ditën e djeshme ka shkaktuar dëme të shumta materiale duke qenë se ka thyer xhamat e të gjitha makinave.
Problemet më të mëdha i kanë pasur Canberra e Sydney ku mijëra banorë mbetën të bllokuar për orë të tëra në godinat ku ishin, kurse një pjesë që ishin në makina rendën të mbroheshin nga topat e breshërit.