Vendosni fjalën kyçe....

Meta i dërgoi arsyetimin për kthimin e Ligjit për Median, reagon OSBE: Të gatshëm të punojmë me autoritetet për përmirësimin e ligjit


Përfaqësuesi i OSBE-së për Lirinë e Medias, Harlem Désir, pasi mori sot nga Zyra e Presidentit të Republikës së Shqipërisë Ilir Meta, dokumente shpjeguese mbi arsyet e kthimit në Parlament të ligjit për Median Audiovizive dhe Ligjin për Komunikimin Elektronik në Republikën e Shqipërisë, deklaroi se është i gatshëm të vazhdojë të punojë me autoritetet e Shqipërisë për të përmirësuar ligjet, veçanërisht në çështjen e nivelit të gjobave dhe respektimin e parimit të proporcionalitetit si të parashikuara në të drejtën ndërkombëtare.

Reagimi i Harlem Désir është shpërndarë në një njoftim për shtyp nga Zyra e Përfaqësuesit për Lirinë e Medias në OSBE.

Përfaqësuesi kujton se asgjë në legjislacionin e ri nuk duhet të pengojë lirinë e shprehjes dhe lirinë e mediave. Ai shpreson që leximi i ri të lejojë sqarime të mëtutjeshme dhe përmirësim të ligjeve për të siguruar përputhjen e plotë të tyre me standardet ndërkombëtare dhe angazhimet e OSBE-së”-thuhet ndër tjera të në deklaratë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *