Vendosni fjalën kyçe....

Suso kërkon largimin nga Milani


Raportet e fundit nga Italia thonë që Suso ka kërkuar largimin nga Milan, me Romën që është e gatshëme ta transferojnë atë pas lëndimit të Nicolo Zaniolo

26 vjeçari duket se nuk preferohet më në San Siro, pasi që nuk konsiderohet më lojtari kyç i tyre.

Ai ishte në stol në fitore 2-0 të shtunën në Cagliari, derisa sistemi 4-4-2 e la atë jashtë formacionit.

Tani sipas MilanNews.it dhe Calciomercato.com, Suso është takuar mbrëmë me hierarkinë e MIlanit të cilëve ju ka thënë se dëshiron që të largohet nga klubi.

Roma është e para në radhë për shërbimet e tij, pasi që ka humbur Zaniolon i cili mbrëmë këputi ligamentet e gjurit duke mbetur jashtë fushave për tërë sezonin

Çmimi për Suso është diku 30 milionë euro, por kjo shifër mund të përgjysmohet.

Roma po ashtu është një destinacion i preferuar i lojtarit.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *