Vendosni fjalën kyçe....

Meta: Qeveria të reflektojë, të mos ecet me kokëfortësi drejt censurës dhe autoritarizmit


Presidenti Meta ka reaguar para pak minutash lidhur me paketën anti-shpifje të qeverisë, pas kthimit të dy ligjeve në fjalë në Kuvend për rishqyrtim.

Kreu i shtetit theksoi se liria e shprehjes, medias e ajo për informim jo vetëm që janë të drejta themelore, por edhe janë përkeqësuar dy vitet e fundit.

Ai bën thirrje për reflektim për të mos ecur në rrugën e censurës e autoritarizmit, që sipas tij përbëjnë rrezik për të ardhmen euripiane të vendit.

‘ Të dashur qytetarë, liria e shprehjes, liria e medias dhe e drejta e informimit, përveç se janë të drejta themelore kushtetuese, janë të lidhura ngushtë me parimin e ndërtimit dhe funksionimit të një shteti demokratik. Shqipëria dy vitet e fundit ka një përkeqësim të këtyre treguesve, sipas konkluzioneve të organizatave prestigjoze ndërkombëtare të gazetarëve, si dhe të institucioneve ndërkombëtare që monitorojnë respektimin e lirisë së medias.

Ndaj është koha për të reflektuar dhe për të mos ecur me kokëfortësi në rrugën e censurës dhe autoritarizmit, që do të përbënte rrezik për të ardhmen europiane të Shqipërisë. Edhe njëherë, i ftoj të gjithë të lexojnë me vëmendje argumentat kushtetuese dhe ligjore të kthimit për rishqyrtim në Kuvend të paketës së ashtuquajtur “anti-shpifje”.’ – shkruan Meta në Facebook.

Dekreti i Metës për kthimin e ligjeve të medias për rishqyrtim në Kuvend: 

http://president.al/presidenti-meta-dekreton-kthimin-per-rishqyrtim-ne-kuvend-te-ligjit-nr-91-2019-arsyet-e-kthimit-per-rishqyrtim-te-ligjit/?fbclid=IwAR0j35Ijix2uLpevxxjCabi-gqnpWcPM9T0ShawDx6KCg0BLSZ3Upj4t-H0


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *