Vendosni fjalën kyçe....

Nis mbledhja e Komisionit Hetimor parlamentar për zgjedhjet e 25 prillit, Alibeaj: Ajo që ndodhi ndodhi, tani t’i bindemi ligjit


Ka nisur mbledhja e Komisionit Hetimor parlamentar për zgjedhjet e 25 prillit. Kujtojmë se mbledhja e një ditë më parë e Komisionit Hetimor të zgjedhjeve i përplasi sërish Partinë Demokratike dhe Partinë Socialiste.

Kujtojmë se dy palët kanë patur mosdakordësi lidhur me mbledhjen, me një ditë që munguan fillimisht anëtarët socialistë të Komisionit, ndërsa më pas bojkotuan anëtarët e Partisë Demokratike.

“Rendi i ditës është vazhdim i ezaurimit të mbledhjes së parë. Rendi i ditës kishte 7 pika, nga të cilat kemi ezauruar 4 të parat dhe kanë mbetur edhe 3 të fundit.

Konkretisht shqyrtimi dhe miratimi i rregullores, zgjedhja e sekretarit të Komisionit dhe e fundit, përcaktimi i mbledhjes së radhës.

Ju kujtoj që në mbledhjen e parë ne e ndërpremë ezaurimin e të gjithë rendit të ditës që sipas ligjit i takon kryetarit të Komisionit, e ndërpremë me kërkesën tuaj sepse siç e mbajnë mend të gjithë, madje me propozimin e zonjës Bushka për çështje të rregullores duke qenë në frymën e konstruktivitetit caktuam dy përfaqësues, një nga grupi juaj zotin Naço dhe një nga grupi jonë, zotin Saliaanji. Që mbi draftin e rregulles të depozituar prej meje të mund të gjenim dakordësi.

 Ju kërkuar edhe kohë dhe madje ramë dakord për të iu dhënë dy ditë deri në datën 20. Si në mbledhjen e parë konstituuese, unë kam komunikuar me shumë dashamirësi dhe kam gjetur të njëjtën dashamirësi nga zoti Gogu për caktimin e orës dhe datës, ramë dakord të gjithë këtu. E vetmja që ne lamë për këshillim ishte orari, gjatë asaj dite unë jam njoftuar nga zoti Salianji që zoti Naço ka paraqitur një sërë amendametesh, i është kthyer përgjigje nga zoti Salianji dhe pas atij momenti menjëherë kam komunikuar me ju zoti Gogu, ju propozova orën 15:00 të datës 20. Pastaj nuk dua t’i bëj më tepër publike sepse janë bërë publike,

Ndodhi ajo që ndodhi, unë uroj që mos të ndodhë më sepse nëse kemi një detyrim, është t’i bindemi ligjit dhe vendimit të komisionit për t’u mbledhur.”– tha sot kryetari i Komisionit, Enkelejd Alibeaj.