Vendosni fjalën kyçe....

“Emrin e kryeministrit do ia nisim presidentit me shkresë zyrtare” – Lëvizja Vetëvendosje


Lëvizja Vetëvendosje ka deklaruar se do ia çojë me anë të një shkrese zyrtare presidentit emrin e kryeministrit.

Pas mbledhjes së sotme, lëvizja deklaroi se në ditët në vijim do i çohet shkresa kreut të qeverisë.

‘Sot u mbajt mbledhja e Kryesisë së Lëvizjes VETËVENDOSJE!. Në respektim të plotë të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, Nenit 84 pika 14 dhe Aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese KO 103/14, subjekti ynë do të bëjë propozimin për mandatarin për Kryeministër. Këtë propozim do t’ia dërgojmë me shkresë zyrtare Presidentit të Republikës në ditët në vijim’, thuhet në njoftim.

Më tej në deklaratë thuhet se kanë nisur bisedimet me LDK-në për marrëveshjen qeverisëse.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *