Vendosni fjalën kyçe....

Shkatërrohet banda e eskortave në Athinë, vajza shqiptare të përfshira


Goditet rrjeti i dyshuar i prostitucionit në Athinë. Grupi dyshohet se rekrutonte vajza të reja, mes tyre edhe shqiptare, të cilat punonin si eskorta në kryeqytetin helen.

Policia greke ka arrestuar 14 persona, mes të cilëve edhe kreun e dyshuar të bandës me origjinë greke.

Gjatë operacionit u ndaluan gjithashtu edhe 45 vajza, nga të cilat 15 ishin greke ndërsa 30 të tjerat me kombësi shqiptare, ruse dhe rumune.

Gazeta greke “Kathimerini” shkruan se grupi punësonte vajza të reja të moshës 20-vjeçare për t’u bërë shoqëri klientëve në lokalet e natës ose shtëpi të ndryshme private në Athinë.

Fillimisht vajzave u thuhej se do të fotografoheshin në ambiente luksoze, pa u përfshirë në marrëdhënie erotike.

Mirëpo më pas vajzat transferoheshin me makinë nëpër hotele.

Shërbimi i vajzave kushtonte 130 euro, shumë kjo e ndarë më së shumti mes pjesëtarëve të rrjetit kriminal.

Policia greke ka konfiskuar gjatë operacionit 4,300 eurove në vlerë monetare, shtatë makina. Hetimet lidhur me këtë grup ku janë përfshirë dhe vajza shqiptare vazhdojnë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *